top of page
Search

Rekomandimet e PISA për Kosovë: a zbatohen apo mbesin vetëm në letër?

2 hours ago
2 min read

Instituti për Arsim EdGuard ka mbajtur dje diskutim publik lidhur me rekomandimet e PISA për Kosovë që nga viti 2015, kur vendi ynë për herë të parë ka marrë pjesë në PISA, deri në vitin 2025.

Në diskutim kanë marrë pjesë, kryetari i komisionit për arsim, Enver Hoxhaj, njohësja e arsimit, Besa Shahini si dhe kryetari i këshillit të prindërve, Besnik Dragusha. Të pranishëm kanë qenë drejtor të shkollave, mësimdhënës, njohës të arsimit, prindër e nxënës.


Për 10 vite radhazi në raportin PISA janë pothuajse të njëjtat rekomandime për Kosovë;


- Zhvillimi profesional i mësimdhënësve


- Monitorimi i mësimdhënësve dhe nxënësve


- Sigurimi i librave dhe përmirësimit infrastrukturor


- Teknologjia në shkolla


- Nxënësit me nevoja të veçanta dhe barazia në shkolla

Lidhur me këto rekomandime, Instituti EdGuard ka adresuar pyetje në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) për të kuptuar nëse posedojnë raport se cilat nga rekomandimet e PISA janë zbatuar në terren, rrjedhimisht janë rregulluar por të njëjtit kanë thënë se nuk posedojnë një raport apo të dhënë të tillë.


Në anën tjetër, kryetari i komisionit për arsim, Enver Hoxhaj, gjatë diskutimit tha se fillimisht duhet të merremi me mësimdhënësit në mënyrë që të njëjtët të jena të motivuar për të vazhduar punën e tyre. Sipas tij, mësimdhënësve duhet t’u rritet paga dhe t’u ofrohen kushte më të mira për punë.

Njohësja e arsimit, Besa Shahini, theksoi se në Kosovë fillimisht duhet të rishikohen dhe përmirësohen tekstet shkollore teksa propozon se Shqipëria është njëri ndër vendet ku duhet të marrim modelin e librave pasi që sipas saj, në rezultatet e testit PISA Shqipëria ka filluar të ngritët, rrjedhimisht niveli i arsimit të përmirësohet.


Ndërsa, kryetari i këshillit të prindërve, Besnik Dragusha, potencoi se mes tjerash, duhet të trajnohen mësimdhënësit sipas lëndës apo profilizimit të tyre dhe jo të mbahen trajnimet vetëm sa për pikë shtesë.


Në fund të diskutimit të pranishmit parashtruan pyetje dhe komente lidhur me këtë temë.


Instituti EdGuard në këtë diskutim ka ftuar edhe Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) por të njëjtit nuk kanë pranuar ftesën./InstitutiEdGuard





 
 
 

Comments


EdGuard Institute

Institute for Education Studies

Email: info@edguard.org

Telefoni: 00 383 38 77 88 90 

Abonohu në buletinin tonë për përditësimet më të fundit!

Ju faleminderit!

© 2025 EdGuard Institute

bottom of page