top of page

Rreth EdGuard

Instituti EdGuard është institut kërkimor në Kosovë i përkushtuar ndaj hulumtimeve dhe debatit në fushën e arsimit. Misioni ynë është të ofrojmë analiza cilësore mbi politikat dhe praktikat arsimore që ndikojnë nxënësit, mësimdhënësit dhe sistemin arsimor në Kosovë. Ekipi ynë është i përkushtuar në avancimin e barazisë në arsim dhe në avokim për qasje në një arsim cilësor për të gjithë nxënësit pa përjashtim. Jemi të angazhuar për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin mes hisedarëve në sektor si nxitje për të shtyrë përpara ndryshime pozitive.

Ne besojmë se arsimi cilësor është e drejtë themelore dhe përgjegjësi kolektive ndaj të rinjve të vendit tonë. Përmes hulumtimeve të mbështetura në të dhëna dhe avokimit të informuar, punojmë për të ndikuar në politikat arsimore që sigurojnë cilësi, qasje të barabartë dhe përgatitje më të mirë për jetën dhe tregun e punës.

Our Mission

Misioni ynë

Të promovojmë hulumtimin dhe mirëinformimin për çështje të arsimimit në të gjitha nivelet, si dhe të shpërndajmë rezultatet e dobishme kërkimore si përfitim për politikëbërësit dhe komunitetin e gjerë në Kosovë.

Teacher and Kids in Library
Chldren's Library

Vizioni ynë

Vizioni ynë është një Kosovë ku çdo nxënës ka qasje në arsim cilësor që përgatit për sukses në jetë. Besojmë se arsimi është çelësi për zhvillimin e plotë të potencialit të çdo individi dhe se çdo nxënës meriton mundësinë për ta realizuar këtë potencial.

Bashkohu me ekipin tonë

EdGuard Institute

Institute for Education Studies

Email: info@edguard.org

Telefoni: 00 383 38 77 88 90 

Abonohu në buletinin tonë për përditësimet më të fundit!

Ju faleminderit!

© 2025 EdGuard Institute

bottom of page