Bëhu pjesë e programit të praktikës studentore për hulumtues të ri!

𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐏𝐑𝐀𝐊𝐓𝐈𝐊Ë 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐄𝐍𝐓𝐎𝐑𝐄
EdGuard hap thirrjen për studentë të interesuar të angazhohen në programin e praktikës në fushën e hulumtimit në arsim.
Kjo mundësi u dedikohet studentëve që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të fitojnë përvojë praktike në realizimin e hulumtimeve, analizimin e të dhënave dhe hartimin e raporteve që kontribuojnë në përmirësimin e politikave dhe praktikave arsimore në Kosovë.
Përgjegjësitë e praktikantëve:
- Mbështetja në realizimin e hulumtimeve në fushën e arsimit;
- Mbledhja, sistemimi dhe analiza e të dhënave;
- Shqyrtimi i dokumenteve, raporteve dhe politikave arsimore;
- Kontributi në përgatitjen e raporteve hulumtuese dhe materialeve analitike;
- Pjesëmarrja në aktivitete dhe projekte hulumtuese të Institutit.
Kriteret e aplikimit:
- Të jenë studentë të nivelit bachelor;
- Të kenë interesim për hulumtim, politika arsimore dhe zhvillim të sistemit të arsimit;
- Të kenë aftësi të mira komunikimi,
- Të tregojnë përkushtim, përgjegjësi dhe gatishmëri për të mësuar;
Çfarë ofron praktika?
- Përvojë praktike në hulumtime arsimore;
- Mentorim dhe mbështetje profesionale;
- Zhvillim të aftësive në analizë, shkrim dhe raportim hulumtues.
Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën elektronike: 𝐢𝐧𝐟𝐨@𝐞𝐝𝐠𝐮𝐚𝐫𝐝.𝐨𝐫𝐠.
Afati i aplikimit nga data e publikimit të njoftimit deri më 01.11.2026
Kohëzgjatja e praktikës: 3 (tre) muaj
Përmes kësaj praktike, synojmë të krijojmë hapësirë për studentët që duan të mësojnë, të hulumtojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një sistemi arsimor më cilësor dhe më gjithëpërfshirës.



Comments