top of page
Search

Fushata vetëdijesuese fillon në shkolla!


EdGuard ka nisur zyrtarisht fushatën vetëdijesuese për mbështetjen e fëmijëve me autizëm në shkolla – një nismë që synon të promovojë përfshirjen, mirëkuptimin dhe mbështetjen në mjediset arsimore.

Kjo fushatë zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i shkollave për mbështetje të fëmijëve me autizëm”, me përkrahjen e SMART Balkans.


Hapi i parë: Materiale për vetëdijesim

Në fazën e parë të fushatës, EdGuard ka përgatitur dhe shpërndarë postera vetëdijesues nëpër shkolla – me qëllim të nxitjes së reflektimit dhe ndërtimit të një kulture gjithëpërfshirëse në klasat tona.


Kjo është vetëm pika e nisjes – përmes kësaj fushate, synojmë të sjellim më shumë diskutim, edukim dhe veprim konkret në drejtim të përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim.

ree

Mesazhi i parë i fushatës: Rritje me Ngjyra

Në shkollën tonë besojmë se çdo fëmijë ka të drejtë të ndihet i pranuar, i mbështetur dhe i përfshirë.


🧩 Fëmijët me autizëm sjellin ngjyra të veçanta në klasat tona – mjafton t’i kuptojmë, t’i dëgjojmë dhe t’i mbështesim.


💛 Empati – Të kuptosh është më e rëndësishme se të gjykosh.

💚 Përfshirje – Çdo fëmijë meriton të ndihet pjesë e klasës.

💙 Mbështetje – Fëmijët me autizëm lulëzojnë kur kanë përkrahje të qëndrueshme nga mësuesit, shokët dhe komuniteti.


ree
ree

 
 
 

EdGuard Institute

Institute for Education Studies

Email: info@edguard.org

Telefoni: 00 383 38 77 88 90 

Abonohu në buletinin tonë për përditësimet më të fundit!

Ju faleminderit!

© 2025 EdGuard Institute

bottom of page