Fillimi i Projektit “Fuqizimi i Shkollave për Mbështetje të Fëmijëve me Autizëm”
- EdGuard Institute

- Mar 13
- 1 min read
Updated: Jul 17

EdGuard ka marrë mbështetje nga SMART Balkans për projektin “Fuqizimi i Shkollave për Mbështetje të Fëmijëve me Autizëm”.
Ky projekt synon të fuqizojë komunitetin e shkollave në Kosovë përmes krijimit të një mjedisi përfshirës dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të fëmijëve me autizëm. Mbështetja e SMART Balkans është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi arsimor më gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë ka mundësinë të zhvillohet dhe të përparojë në mënyrë të barabartë. EdGuard do vazhdoj të jetë i përkushtuar që kjo iniciativë të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së arsimit inkluziv dhe të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për fëmijët dhe familjet e tyre.


Comments