Mentor Mripa - zëri frymëzues
- EdGuard Institute
- Jul 2, 2024
- 1 min read
Updated: Apr 8

Dec 21, 2023
Të gjithë e njohin Mentor Mripën - këngëtarin dhe gazetarin e Radio Kosovës, i cili pavarësisht sfidave si person i verbër, vazhdon të jap mesazhe të qarta se një aftësi e veçantë nuk duhet ta ndalë asnjë person për një karrierë të suksesshme.
Mentori është shembull i jashtëzakonshëm që na tregon se me përkushtim dhe me mbështetjen e duhur, çdo person arrin të tregoj potencialin e tij të plotë.
Në kuadër të avokimit për përfshirje të nxënësve me aftësi të veçanta në tregun e punës dhe rëndësisë së orientimit në karrierë, EdGuard këtë javë ka filluar sesionet e diskutimeve publike me persona me aftësi të veçanta nga fusha të ndryshme, të cilët kanë përjetuar personalisht rëndësinë e orientimit në karrierë.
Një falënderim për Mentorin, i cili i ndau me ne perspektivën, sfidat dhe dha mesazhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit. Mentori është shembull frymëzues që aftësitë e veçanta nuk duhet të na ndalin në rrugën drejt një karriere të suksesshme!
Ky aktivitet u organizua nga EdGuard Institute në kuadër të projektit "HumanRightivism" përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina dhe implementuar nga Community Development Fund - CDF.
Commenti