EdGuard publikon raportin për perceptimin e mësimdhënësve për relevancën e studimeve të tyre
- EdGuard Institute
- Jul 2, 2024
- 1 min read
Updated: Apr 8

Dec 22, 2023
Në një event të mrekullueshëm, me prezencë të përfaqësuesve të Fakultetit të Edukimit të UP-së, përfaqësuesve të Agjencisë së Akreditimit, mësimdhënës e drejtorë shkollash. javën e kaluar EdGuard, bëri prezantimin e raportit “Perceptimi i mësimdhënësve për relevancën e studimeve të tyre karshi nevojave të vërteta të profesionit të mësimdhënësit”.
Çfarë mendojnë mësimdhënësit për studimet e tyre?
Gjetjet konkludojnë që mësimdhënësit janë të kënaqur me kompetencat dhe aftësitë pedagogjike që i marrin nga Fakulteti i Edukimit. 51.6% janë shprehur se përmbajtja e lëndëve ka qenë relevante dhe e dobishme për ta. Por, ata janë shprehur se organizmi më i strukturuar i orëve praktike gjatë studimeve dëshmohet të jetë me rëndësi edhe për vetë studentet.
EdGuard rekomandon: Krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm të analizës së vazhdueshme të përshtatjes së programeve të studimit për mësimdhënësit para shërbimit, me kërkesat dinamike të profesionit të mësimdhënësit; Ndërlidhje mes programeve të para shërbimit dhe tërë strukturës së zhvillimit profesional të mësimdhënësve gjatë shërbimit.
Raporti është zhvilluar nën mbështetjen e projektit HERAS + Higher Education, Research and Applied Science Plus", të implementuar nga Austrian Development Agency (ADA), dhe i bashkëfinancuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Comments